Shumë anëtare të Bashkimit Evropian në takimin ministror të planifikuar për të hënën, do të paralajmërojnë formë të re të bashkëpunimit në mbrojtje, bëri të ditur “Fajneshël tajms”. Bashkëpunimi i përhershëm strukturor në mbrojtje (PESKO) është projekt i filluar midis Gjermanisë dhe Francës, në të cilin pritet të përfshihen edhe shtete tjera, si Italia, Spanja, Belgjika dhe Holanda.
Programi do të përfshijë bashkëpunim në operacionet rajonale, transportin ajror të njësiteve luftarake, reagim në kriza, mbrojtje territoriale të Evropës dhe zhvillim të sistemeve të reja ushtarake, si për shembull të gjeneratës së re të tankeve dhe aeroplanëve luftarakë. PESKO, i iniciuar nga përfaqësuesja e përhershme e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, njëherit paraqet përgjigje të BE-së në kërkesat gjithnjë e më të shpeshta nga SHBA-ja, që vendet evropiane t’i respektojnë obligimet nga anëtarësimi në NATO dhe t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje.
Sipas “Fajnenshël tajms”, megjithatë ekzistojnë pikëpamje midis anëtarëve të BE-së në lidhje me PESKO-n. Franca, sipas gazetës, kërkon që PESKO të jetë program ambicioz i cili do të punojë në numër të madh projektesh, ndërsa Gjermania, ndërkaq, dëshiron në program të përfshihen sa më shumë shtete që është e mundur.