Bruksel, 8 korrik – Bashkimi Evropian sot bëri të ditur se “jashtëzakonisht është e shqetësuar” nga kumtesa e Iranit për pasurim të uraniumit mbi nivelin e lejuar.
BE-ja i ka bërë thirrje Teheranit ta ndalojë çdo veprim që është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të forcave botërore me Republikën Islamike.
“Irani e ka tejkaluar përkufizimin prej 3,67 për qind pasurimin e uraniumit, limit të vendosur me Marrëveshjen e vitit 2915”, deklaroi sot zëdhënësi i Organizatës iraniane për Energji Bërthamore Behruz Kamalvandi.
Ai theksoi se kufiri do të tejkalohet edhe për 20 për qind nëse BE-ja vazhdon t’i injorojë obligimet e veta nga marrëveshja bërthamore dhe bën apel urgjentisht të reagohet.