Bruksel, 13 dhjetor – Liderët evropianë në Samitin në Bruksel u dakordësuan për vazhdimin e sanksioneve ndaj Moskës për gjashtë muaj shtesë, ndërsa masat janë drejtuar kundër sektorëve energjetikë, financiarë dhe të armatimit të Rusisë. BE-ja për herë të parë ka vendosur sanksione për Rusinë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Vendimi për vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë është marrë dje, disa ditë pas takimit me Katërshes së Normandisë në Paris, kur liderët e Rusisë dhe Ukrainës Vlladimir Putin dhe Volodomir Zelenski janë dakërdësuar për shkëmbim të pengjeve të tjerë nga përleshjet në Ukrainën Lindore, por jo edhe për statusin e këtij rajoni.