Bruksel, 14 shtator – Bashkimi Evropian i vazhdoi për edhe gjashtë muaj sanksionet kundër Rusisë, të vendosura për shkak të rolit në konfliktin në Ukrainë.
Sanksionet janë vendosur në mars të vitit 2014 dhe Brukseli disa herë prej atëherë i ka vazhduar.
BE-ja kumtoi se sanksionet do të vazhdojnë deri më 14 mars të vitit 2018 dhe do të zbatohen mbi persona fizikë dhe 38 kompani dhe organizata.