Bruksel, 30 korrik – Bashkimi evropian i paralajmëroi shtetet anëtare për rrezik nga mungesa e shiringave, faculetave dhe pajisjes mbrojtëse që është e nevojshme për vaksinim potencial masiv kundër Kovid-19 dhe u bëri thirrje të mendojnë për organizim të furnizimit të përbashkët, thuhet në dokumentet e BE-së.
Blloku evropian gjithashtu kërkoi nga qeveritë e BE-së bashkarisht të mendojnë për blerje të vaksinave kundër gripit dhe rritje të numrit të personave të vaksinuar me qëllim që të ulet rreziku nga paraqitja e përnjëhershme e gripit dhe Kovid-19 në vjeshtë.
Shiringat dhe mjetet e tjera mund të mungojnë sepse po zhvillohen vaksina për “Kovid-19”, i porositi Komisioni evropian ekspertëve shëndetësorë nga vendet evropiane në takimin e javës së kaluar, thuhet në rezymenë e raportit të publikuar në ueb-faqe.
Mund të ketë mungesë, paralajmëroi KE, duke i pyetur qeveritë se sa kanë rezerva të shiringave, faculetave, alkoolit dhe pajisjes për mbrojtje personale, siç janë maskat.