Bruksel, 2 tetor – Bashkimi Evropian i ka miratuar masat përgatitore për Bregzitin, me qëllim të zbutjes së goditjes financiare mbi punëtorët në shtetet tjera të bllokut evropian, në rast se Britania e Madhe largohet pa marrëveshje.
Ministri finlandez i Punës, Timo Haraka deklaroi se me masat do të sigurohet mbrojtje e atyre të cilët do ta humbin vendin e punës për shkak të Bregzitit të ashpër.
Finlanda për momentin është shteti i cili kryeson me Bashkimin Evropian.
Masat do t’u mundësojnë punëtorëve të tillë të fitojnë ndihmë financiare nga fondi, i cili ju ndihmon qytetarëve të BE-së, të cilët vendet e punës i kanë humbur si rezultat i ndryshimeve të mëdha strukturore në dokumentet e tregtisë botërore.
Bregziti pa marrëveshje i plotësoi standardet për fitimin e ndihmës nga Fondi Evropian për ta përshtatur globalizimin.
“Solidariteti është vlera bazë e BE-së dhe duhet të kujdesimi që askush mos të harrohet në rastet e goditjeve të mëdha ekonomike”, tha Haraka.
BE-ja kumtoi se cilido propozim i kryeministrit britanik Boris Xhonson do të shqyrtohet me seriozitet para se të thuhet se vallë ia vlen të jetë bazë për bisedat e ardhshme për largimin Britanisë së Madhe nga BE-ja.