Këshilli i Bashkimit Evropian e vazhdoi mandatin e Misionit vëzhgues evropian në Gjeorgji për dy vjet, deri më 14 dhjetor të vitit 2018, thuhet në kumtesën e Këshillit. Në kumtesë shtohet se Këshilli ka lëshuar 18 milionë euro për aktivitetet e misionit për vitin e ardhshëm. Në dokument është theksuar se mandati i misionit vazhdohet pavarësisht nga “situata relativisht stabile në vend”. “Kontributi i misionit të BE-së edhe mëtej është kyç, ajo me sukses zbaton një seri të projekteve të vogla për ndërtim të besimit dhe do t’i përforcojë këto aktivitete”, tha Këshilli. Misioni i BE-së për vëzhgim në Gjeorgji, i cili përfshin rreth 200 vëzhgues të paarmatosur prej 22 vendeve evropiane, zyrtarisht filloi të punojë më 1 tetot të vitit 2008.