Bruksel, 11 prill – Bashkimi Evropian i evakuon anëtarët e misionit të saj për ndihmë në Tripoli për shkak përforcimit të sulmeve në këtë qytet nën ofensivë të forcave të komandantit Kalifa Haftar, transmeton KOHA.
Anëtarët e Misionit për ndihmë të BE-s në Libi (EUBAM) përkohësisht e kanë braktisur Tripolin dhe janë kthyer në Tunis, ku gjendet selia e këtij misioni.
“BE-ja është e shqetësuar për shkak ngjarjeve shumë shqetësuese në Libi”, deklaroi zëdhënësja e shefes të diplomacisë evropiane Federika Mogerini.
Ajo sërish dërgoi thirrje deri te palët e involvuara në konflikt menjëherë të merren vesh për armëpushim dhe të lehtësohet qasja për ndihmë humanitare.
Unioni nga e hëna kërkon nga Hafatari, i cili e mban nën kontroll pjesën lindore të Libisë, ta ndërpresë ofensivën në Tripoli dhe të kthehet në tryezë negociuese me qëllim që të shmanget lufta qytetare. (koha.mk)