Vjenë, 18 tetor – Shefi i sapoemëruar i diplomacisë austriake Mihail Linhart vlerësoi se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe theksoi se BE-ja duhet “edhe më shumë t’ia shtrijë dorën atij rajoni”.
“Ballkanin Perëndimor e kemi të afërt. BE-ja duhet më shumë t’ia shtrijë dorën atyre vendeve”, sqaroi Linhart për gazetën vjenase Hojte.
Pas marrjes së funksionit, Linhart e zgjodhi Bosnje e Hercegovinën si destinacionin e parë zyrtar, duke dërguar sinjal se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet politik në politikën e jashtme të Austrisë.