BE-ja do t’i sigurojë Ukrainës më shumë se 200 transformatorë dhe gjeneratorë të energjisë elektrike, njoftoi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Pjesa më e madhe e mjeteve teknike teknike janë donacione nga Letonia dhe Lituania dhe dërgesa do të përfshijë gjithashtu një pjesë të furnizimeve të BE-së, të magazinuara në Rumani.
Në njoftimin e Fon der Lajen thuhet se Komisioni Evropian do ta lehtësojë shpërndarjen e donacioneve nga kompanitë dhe organizatat, që duan t’i ndihmojnë Ukrainës që të përballet me efektet e sulmeve ajrore ruse në infrastrukturën civile. Donacionet pritet të orientohen fillimisht drejt Polonisë.
Kryetarja e KE-së i ka cilësuar sulmet ajrore ruse si mizore dhe qëllimisht të synuara ndaj infrastrukturës. Ajo thotë se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në rivendosjen e ngrohjes dhe energjisë elektrike në Ukrainë sa më shumë që të është e mundur.