Bruksel, 2 maj – Bashkimi Evropian me masa do të përgigjet në vendimin e autoriteteve amerikane të lejojnë hyrje në fuqi të Ligjit Helms-Barton, paralajmëroi shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.
Ligji Helms-Barton u mundëson kubanezëve në mërgim të kërkojnë kompensime nga personat privat dhe kompanitë të cilat tregtojnë me Kubën. Ky ligj është votuar në vitin 1996, megjithatë, deri tani ishte përjashtuar Bashkimi Evropian, partner kryesor tregtar i Kubës, që të shmangen tensionet mes BE-së dhe SHBA-së.
Presidenti amerikan kohë më parë paralajmëroi se më nuk do ta pezullojë këtë ligj për evropianët dhe se ai tërësisht do të hyjë në fuqi.
Bashkimi Evropian sot paralajmëroi se ky vendim i SHBA-së është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se do të ndërmerren masa.
“Kjo do të shkaktojë tensione të panevojshme dhe do ta minojë besimin dhe parashikueshmërinë në partneritetin transatlantik”, ka reaguar në mëngjes Shërbimi evropian për aksion të jashtëm.
Bashkimi Evropian qëndron më tutje në kumtesë, konsideron se aplikimi jashtëterritorial i masave të njëanshme kufizuese është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe do të ndërmarrë masa adekuate që të përgjigjet në pasojat e ligjit Helms-Barton.
Para disa ditëve BE-ja dhe Kanadaja së bashku paralajmëruan se derisa ligji hyn në fuqi sot, mijëra procedura gjyqësore mund të ndërmerren kundër kompanive evropiane dhe kanadeze në Kuba.