Tiranë, 13 shkurt – Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luixhi Soreca dhe ambasadorja amerikane Juri Kim presin punë të suksesshme të Prokurorisë Speciale për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (SPAK).
Soreca, pas takimit të sotëm me njeriun e parë të Prokurorisë, Arben Kraja, në Tuiter ka shkruar se kanë biseduar për “sfidat e SPKA-ut, si institucion i ri”.
“Gjithashtu, shkëmbyem mendime për ricaktim të autorizimit me Prokurorinë Shtetërore dhe zyrat lokale dhe për zbatimin e ligjit të ri për masa parandaluese”, ka shkruar Soreca.
Ambasadorja amerikane, Juri Kim, në publikimin në Tuiter, thekson se SHBA-ja fuqimisht e mbështet sundimin e së drejtës në Shqipëri dhe se SPAK-u duhet të jetë i suksesshëm.
“SHBA-ja fuqimisht e mbështesin sundimin e së drejtës në Shqipëri. SPAK-u duhet të ketë sukses!”, ka shkruar ambasadorja.
Prokuroria Speciale për Korrupsion dhe Krim të Organizuar e Shqipërisë zyrtarisht filloi me punë më 19 dhjetor me dhënien e betimit para shefit të shtetit Ilir Meta. Numëron nëntë prokurorë, ndërsa njeriu i parë i institucionit është Arben Kraja, me mandat prej tre viteve.(koha.mk)