Bruksel, 13 shkurt -BE-ja dhe SHBA-ja mendojnë për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, për shkak të mbajtjes së 24 ushtarëve ukrainas nga ana e pjesëtarëve të Marinës ushtarake ruse në afërsi të Krimesë në dhjetor vitin e kaluar, pohojnë burime diplomatike.
Burimet e njëjta potencojnë se bisedat për këtë çështje në këtë moment po zhvillohen në nivel të grupeve të punës dhe se sanksionet do të orientoheshin ndaj atyre të cilët janë përgjegjës për incidentin në Krime.
Për vendosjen e saksioneve shtesë ndaj Rusisë, sipas paralajmërimeve, do të bisedohet në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së të hënën në Bruksel.
Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, vendimi përfundimtar për përforcimin e sanksioneve ndaj Rusisë do të merrej gjatë javëve të ardhshme.
Disa vende perëndimore vlerësojnë se përgjigjja e Perëndimit ndaj mbajtjes së ushtarëve ukrainas nga ana e Rusisë do të ishte “e dobët” dhe se nëse nuk ndërmerren kurrëfarë masa për këtë rast, “ekziston rrezik që Moska të vazhdojë ta shkel të drejtën ndërkombëtare”.