Sarajevë, 20 shtator – Delegacioni i BE-së në BeH dhe Misioni i OSBE-së u bënë thirrje institucioneve në vend t’i hetojnë thëniet për keqpërdorim të pushtetit, pasi që u publikua një audio incizim në të cilin shefi i Agjencisë për zbulim dhe siguri, Osman Mehmedagiq kërkon nga kryeprokurorja Gordana Tadiq ta ndërprejë hetimin për diplomat e tij për arsim të lartë.
“Fakti se ka pasur një bisedë të tillë inicion çështje serioze lidhur me integritetin profesional. Të gjitha thëniet për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo raste të tjera të sjelljes së pahijshme duhet menjëherë të hetohen nga autoritetet”, thuhet në deklaratën me shkrim të Delegacionit të BE-së në BeH.
Zëdhënësi i tyre Ferdinand Koenig sqaroi se askush “nuk guxon të jetë mbi ligjin, pa dallim se çfarë funksioni kryen”.
Gjatë takimit disa herë, shefi i Shërbimit për zbulim dhe siguri, Osman Mehmedagiq Osmica ka kërkuar nga kryeprokurorja shtetërore, Gordana Tadiq ta mënjanojë prkurorin Oleg Çavka që të mos vazhdojë t’i hetojë diplomat e tij, të cilat më vonë u tregua se janë të falsifikuara.
Vitin e kaluar ishte shpallur e pavlefshme një diplomë universiteti nga Banja Lluka, ndërsa këtë vit Mehmedagiq madje u arrestua pasi që u konfirmua se është falsifikuar edhe një diplomë nga Universiteti amerikan në Sarajevë.