Tiranë, 28 maj – Eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Oliver Varheji sot i porositi partitë politike shqiptare që ta përfundojnë reformën zgjedhore, që është një nga kushtet për fillim të negociatave me BE-në.
Pas bisedës telefonike me liderin e forcës më të madhe opozitare, Partia Demokratike, Lulzim Basha, përmes një shkrimi në Tuiter, Varheji e përshëndeti vendimin e Bashës për përfshirje të opozitës në Këshillin Politik për Reforma Zgjedhore.
Gjithashtu, ai vlerësoi se është me rëndësi thelbësore Shqipëria në rrugën drejtë BE-së t’i përfundojë reformat pa shtyrje shtesë.
“Sot bisedova me Lulzim Bashën, duke e përshëndetur vazhdimin e punës ndërpartiake për reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejtë BE-së është me rëndësi thelbësore që kjo reformë e rëndësishme të përfundojë pa shtyrje të mëtutjeshme”, sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës nga marsi”, shkroi Varheji.
Edhe shefi i misionit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borhard, i uroi partitë politike për vazhdimin e dialogut për reformat zgjedhore dhe për marrëveshjet e arritura deri më tani në Këshillin Politik.
Përmes një kumtese, ai iu bëri thirrje të gjitha partive në Këshillin Politik për Reforma Zgjedhore të vazhdojnë në rrugën e gjetjes së kompromiseve konstruktive dhe t’i finalizojnë reformat zgjedhore për të mirën e Shqipërisë dhe aspiratave e saja për integrim.
Gjithashtu Borhard shton se ODIHR do të ofrojë mbështetje me qëllim rrumbullakimin e reformave deri më 31 maj.