Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit do të bëjë gjithçka që vitin e ardhshëm, deri në fund të mandatit, shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini, të arrijë marrëveshje për normalizim të përgjithshëm të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, njofton Tanjugu.
Në Bruksel theksojnë se edhe në këtë moment zhvillohen kontakte me qëllim që të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, por se ende nuk ka datë konkrete për mbledhje të mundshme të re të kryetarëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.
Këtë muaj pritet, pa marrë parasysh nëse do të vijë deri në vazhdim të dialogut Prishtinë-Beograd, raporti i rregullt të cilin Shërbimi evropian për punë të jashtme do ta prezantojë tek vendet-anëtare të BE-së për progresin e normalizimit të raporteve të dy vendeve.
Nga raporti me masë të madhe varet edhe vendimi i anëtareve të BE-së për numrin e kapitujve të rinj që Serbia do t’i hapë në dhjetor në kuadër të bisedimeve inkuadruese.
Në takimin e fundit nën patronazhin e Mogerinit, i cili përfundoi pa spostim çfarëdo qoftë në afrimin drejt zgjidhjes përfundimtare për normalizim gjithëpërfshirës të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, nga BE-ja porositin se vazhdojnë orvatjet e tyre për arritje të marrëveshjes obligative juridike.