BE-ja dërgon ekip mjekësor dhe ndihmë në Itali

19

Bruksel, 7 prill – Rumania dhe Norvegjia, përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, dërgon një ekip të mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar mjekët vendas në Itali, komunikoi sot Komisioni Evropian.

Mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile, ka për qëllim ta koordinojë përgjigjen e BE-së në situata krize.

Personeli mjekësor rumun dhe norvegjez do të dërgohet menjëherë në Milano dhe Bergamo, ndërsa Austria ka ofruar të dërgojë 3.000 litra xhel dezinfektues në Itali përmes Mekanizmit.

“Këta mjekë dhe infermierë, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre për të ndihmuar kolegët në vendet e tjera anëtare, janë fytyra e vërtetë e solidaritetit evropian. E gjithë Evropa është krenare për ju”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Qendra për koordinim të reagimeve të BE-së punon 24 orë në ditë, çdo ditë, ngjashëm me mekanizmat për ndihmë humanitare jashtë BE-së.

Janë aktivizuar instrumentet e Sistemit satelitor Kopernikus për të ndihmuar Italinë, ndërsa autoritetet e vendit dje kanë marrë rezerva të pajisjes personale mbrojtëse përmes Mekanizmit. Vende të tjera të BE-së gjithashtu kanë dërguar pajisje mbrojtëse dhe kanë marrë pacientë italianë në spitalet e tyre për të lehtësuar presionin ndaj sistemit shëndetësor italian, informoi Komisioni Evropian.

Comments are closed.