Bruksel, 25 shkurt – BE miratoi vendim për vazhdim deri më 28 shkurt të vitit 2022 të masave kufizuese të drejtuara kundër zyrtarëve që i konsideron për përgjegjës për shtypjen dhe frikësimin e protestuesve, anëtarëve të opozitës dhe gazetarëve në Bjellorusi, si dhe atyre përgjegjës për mashtrimet zgjedhore.
Sanksionet e BE-së gjithashtu janë të drejtuara edhe nga subjektet ekonomike, njerëz të shquar të biznesit dhe kompani që përfitojnë nga dhe / ose e mbështesin Aleksandër Lukashenkon.
Pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi në gusht të vitit 2020, për rezultatet e të cilave BE-ja konsideron se janë të falsifikuara, dhe valës së demonstrave të cilat më pas autoritetet bjelloruse i shuan me dhunë, , BE vendos sanksione ndaj subjekteve të përgjegjshme politike dhe ekonomike.
Masat kufizuese përbëhen nga ndalesa për udhëtim në BE dhe ngrirjen e pronës për 88 persona fizikë, përfshirë Aleksandër Lukashenkon dhe shtatë subjekte.
Përveç kësaj, individëve dhe subjekteve në BE u ndalohet t’i financojnë direkt ose indirekt personat që janë të sanksionuar.