Bruksel, 22 maj – Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Kinës ta “respektojë autonominë e Hong Kongut” në një deklaratë të miratuar nga 27 shtete anëtare pas publikimit të Pekinit në një projekt-ligj për ruajtje të sigurisë kombëtare të Hong Kongut.
“Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të madhe mbajtjes së një niveli të lartë të autonomisë për Hong Kongun, në përputhje me ligjin themelor dhe detyrimet ndërkombëtare, si dhe respektimin e këtij parimi,” theksoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhozep Borrell në një deklaratë në emër të BE-27.
Në Kinë në seancë parlamentare dje u miratua projekt-ligji për sigurinë kombëtare në Hong Kong, qytet me status gjysmë autonom.
Ky vendim i Kinës vjen pas protestave disa mujore pro-demokratike vitin e kaluar, të cilat ndonjëherë ishin të dhunshme dhe përplasjeve midis policisë dhe protestuesve, që është kriza më e madhe në qytet, pasi u kthye në Kinë në vitin 1997, pas disa dekadave të sundimit kolonial britanik.
Projekt-ligji, një nga pikat më të diskutueshme në agjendën e Kongresit Kombëtar vitet e fundit, ka shkaktuar kritika të forta nga qeveria amerikane dhe organizatat e të drejtave të njeriut, si dhe deputetë pro-demokratik në Hong Kong.