Bruksel, 9 janar – Agjencia Evropiane për Siguri të Komunikacionit Ajror (EASA) i paralajmëroi vendet anëtare që të shmangin fluturimet komerciale në hapësirën ajrore të Iranit.
“Agjencia për Siguri të Aviacionit i kontaktoi autoritetet për komunikacionin ajror në vendet anëtare të BE dhe si masa paraprake rekomandoi që të shmangen fluturimet komerciale mbi hapësirën ajrore të Iranit”, deklaroi zëdhënësi i KE, Stefan de Kersmeker.
Bruksel sërish thekson se vendimi për suspendimin e fluturimeve komerciale të kompanive ajrore evropiane, fillimisht është në duart e autoriteteve kombëtare të vendeve anëtare.
Disa vende anëtare të BE tashmë kanë dhënë kësi lloj rekomandimesh deri tek kompanitë ajrore kombëtare të tyre.
“Lufthansa” gjermane dhe “Air Frans” franceze kanë anuluar fluturimet për kohë të pacaktuar mbi hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut për shkak rritjes së tensioneve në rajon.
BE paralajmëroi edhe seancë të jashtëzakonshme të EASA, e cila nesër duhet të vlerësojë rreziqet dhe të sjellë vendim për masa të përbashkëta të sigurisë. (koha.mk)