Bruksel, 16 tetor – Marrëveshje e përkohshme teknike për Bregzitin sot pasdite në Bruksel ishte në masë të madhe e përgatitur dhe pritej përkrahje e përgjithshme, deklaroi një përfaqësues anonim i Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se janë arritur marrëveshje për kushte dhe dogana të njëjta, si dhe pëlqim nga Parlamenti i Irlandës së Veriut në çdo katër vite. Por, që të lëviz tërë kjo punë, nevojite pëlqim edhe nga Qeveria britanike.
Paraprakisht, zëdhënësi i kryeministrit britanik deklaroi se Boris Xhonson para ministrave ka deklaruar se ekziston mundësi për arritjen e marrëveshjes së re për Bregzitin me BE, por se ende nuk është arritur.