Bruksel, 18 tetor –Marrëveshjet e BE-së tani për tani nuk lejojnë krijimin e shërbimit të inteligjencës të Unionit, deklaroi eurokomisari për siguri Xhulijan King.
Ai shtoi se që të ketë inteligjencë evropiane, përveç ndryshimit të marrëveshjeve për BE-në, do të ishin të domosdoshme ndryshime edhe në disa nga kushtetutat e vendeve të Unionit.
Sipas tij, krijimi i inteligjencës evropiane mund të jetë qëllim afatgjatë, por tani për tani KE insiston në rritjen e bashkëpunimit mes shërbimeve evropiane të inteligjencës.
King theksoi se do të ishte mirë, për shembull, komuniteti i inteligjencës në BE të fillojë më shpesh ta përdorë bazën e të dhënave të Sistemit informativ të Shengenit. Ai shtoi se nevojitet në atë sistem të imponohen të dhëna për të dyshuar të përfshirë në aktivitete terroriste.
KE sot paralajmëroi se deri në vitin 2025 do të punojë në krijimin e një Njësiti evropian të inteligjencës të ardhshme. King sqaroi se ky njësit pritet të krijohet nga ana e shërbimeve të inteligjencës nga vendet e BE-së si mjet për këmbim të informacioneve, e jo si shërbim i pavarur.