Ankara, 22 nëntor – Bashkimi Evropian seriozisht është i shqetësuar për numrin e madh të gazetarëve dhe profesorëve universitar të cilët ende gjenden pas grilave në Turqi, deklaroi sot eurokomisari për Zgjerim i BE-së Johanes Han pas takimit me ministrin turk të Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu.
Han këtë e ka deklaruar në konferencën e përbashkët për media në Ankara me Çavushogllun dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Polikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.
Mogerini tha se ka shprehur shqetësim serioz gjatë bisedës me Çavushogllun për arrestimit e fundit të profesorëve universitarë dhe tha se shpreson që lideri i Partisë Demokratike të Popujve prokurd (DPN) Selahatin Demirtash së shpejti do të lirohet.
Çavushogllu nga ana e tij deklaroi se pret mbështetje më të madhe nga BE-ja për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit.
Shefi i diplomacisë turke e komentoi edhe vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi në Konsullatën saudite në Stamboll dhe tha se të gjitha hollësitë e krimit duhet të zbardhen.
Çavushoglllu sot në Ankara u takua me Mogerinin dhe Hanin, në suaza të Dialogut të lartë politik në të Turqisë dhe BE-së.