Bruksel, 12 dhjetor – Bashkimi Evropian po ndërmerr masa me qëllim të mbrojtjes së interesave të saja tregtare në kontestin me SHBA-në dhe pas bllokimit të Trupi ankimues të Organizatës Botërore Tregtare (OBT). Ky lajm u publikua nga vetë BE-ja, transmeton gazeta KOHA.
Komisari evropian për tregti, Fill Hogan, deklaroi sot se BE-ja, “nuk mund të lejojë të mbetet pa mbrojtje, nëse nuk ka mundësi të arrijë zgjidhje të volitshëm në kuadër të OBT-së”.
Trupi ankimues në OBT, vendimet të cilit ndikojnë në tregtinë, në vlerë prej miliardë dollar, nga mbrëmë më nuk mund të sjell vendime për kontestet të reja, me çka shtetet mund të vendosin masa mbrojtëse dhe mos të brengosen për gjobat eventuale.
Komisari Hogan, theksoi se propozimi për ndryshimin e disa rregullave tregtare me BE-në, të cilat do t’i mundësojnë BE-së, të përgjigjet me masat e njëjta kur OBT-ja, nuk do të mund të miraton vendim përfundimtar.
Puna e Trupit ankimues të OBT-së, është bllokuar, për shkak të numrit të vogël të gjykatësve. SHBA-ja, që dy vite e bllokon emërtimin e gjykatësve të ri. Trupi ankimues ka shtatë anëtar, por me arbitrim dhe intervistim mund të merr edhe minimum tre gjykatës. Të martën përfundoi mandati i dy gjykatësve, nga gjithsej tre të cilët ende e ushtrojnë detyrën. Pasardhësit apo pasardhëset ende nuk janë emëruar. Për këto arsye Trupi nuk mund të marrë asnjë vendim.(koha.mk)