Bruksel, 26 prill – Komisarja për drejtësi e Bashkimit Evropian, Vera Jurova sot deklaroi se pavarësia e gjyqësorit është rrezikuar në vendet e Evropës Juglindore, siç janë Bullgaria, Hungaria, Polonia dhe Rumania dhe paralajmëroi se ky trend mund ta prishë besimin mes vendeve-anëtare.
Jurova tha se sfidat për sundimin e drejtësisë në disa vende rriten dhe se reforma në gjyqësor është e minuar nga debatet përfundimisht të politizuara.
Ajo shtoi se qytetarët dhe kompanitë në vendet kryesisht të Evropës Lindore janë të shqetësuara se rritet presioni politik dhe përzierja politike. Siç tha, krahas asaj që parandalon gjykim korrekt, një gjë e tillë mund t’i dëmtojë edhe bizneset.
“Nëse sistemi gjyqësor është i korruptuar në një vend, ndikimi do të ndjehet në mbarë BE-në, sepse ne mbështetemi në besim të ndërsjellë”, tha Jurova.