Qeveria nuk duhet të harrojë se edhe sikur të merrej data, ajo ishte me plot kushtëzime dhe sfida që do të duhej dhe përsëri duhet ti tejkalojë. As më shumë as më pak, ata u notuan nga Bundestagu gjerman
Nga Qenan ALIU
Shikuar kronologjikisht, nuk ka diplomat më shumë dhe më drejtë që ka atakuar ish-qeverinë VMRO-BDI. Por kuptohet këto atakime i bëri dhe po i bënë pasi që i skadoi mandati si ambasador i BE-së në Shkup. Ndaj është e kuptueshme se konform rregullativës këtë edhe nuk ka mundur ta bëjë duke ushtruar detyrën. Mirëpo analizat ,perceptimet dhe të dhënat konkrete lidhur me zhvillimin e ngjarjeve dhe politikave publike, pa dyshim se si çdo ambasador ka qenë i obliguar me kabinetin e tij ti notojë realisht, saktë dhe pa ngarkesa e anime. Dhe po të mundësohen qasje në këto raporte gjithsesi se në ta atëherë ka qenë e notuar gjendja faktike dhe reale.
Me këtë qasje dua të vë në spikamë hipokrizinë e vetë Bashkimit Evroipan gjegjësisht të politikanëve, organeve dhe trupave të saj duke filluar nga Komisioni dhe Këshilli i BE-së, të cilët edhe përkundër të një realiteti tjetër fare toleruan dhe heshtën një dekadë për KAPJEN e shtetit dhe së bashku me te edhe KAPJEN E PROCESIT TË EVROINTEGRIMEVE. E që fill pas një dekade të shpërfaqin konkludimin e se pushteti ka uzurpuar shtetin dhe institucionet.
Kjo heshtje nuk është bërë rastësisht, por kuptohet BE është bashkësi e interesave, dhe pse jo institucioneve të saj jo rrallë ju prinë politikanë me sjellje , veprime dhe me të kaluar të dyshimtë.
Ndërkaq, thënë realisht , qeveria aktuale, për këtë rrugëtim thuaja se bëri të pamundurën, kuptohet edhe me disa lëshime, për vetë faktin se tejkaloi barrierën kryesore pa të cilën nuk ishte i mundur starti i procesit. Ky ishte kontesti me fqiun jugorë Greqinë. Mirëpo, Qeveria nuk duhet të harrojë se edhe sikur të merrej data, ajo ishte me plot kushtëzime dhe sfida që do të duhej dhe përsëri duhet ti tejkalojë. As më shumë as më pak, ata u notuan nga Bundestagu gjerman.
Pra në pyetje janë interesa të mëdha shumëdimensionale të Francës dhe vet presidentit Makron, bllokator që efektuoi që për këtë datë të vendoset në samitin të radhës në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb, kur me Këshillin do të kryesojë Kroacia.
Po ritheksojë për të satën herë. Zaevi, Osmani më shumë ndërsa Dimitrov më pak, pa elokuencë, por me stil propandistik për poena ditor politik tek qytetarët etabluan ngritje të tepruar të pritshmërisë, e cila kuptohet shpërfaqi zhgënjim me përmasa dëshpërimi. (koha.mk)