Bruksel, 18 shkurt – Bashkimi Evropian dhe Uruguaji do të dërgojnë mision teknik në Karakas, që ta hapin rrugën për tranzicion të qetë dhe zgjedhje të reja në Venezuelë, paralajmëroi pasdite shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, pwrcjellw gazeta KOHA.
Bashkimi Evropian, që vështirë gjen unanimitet rreth çështjes venezuelase, për shkak të kundërshtimit, çara se gjithash, të qeverisë greke dhe italiane për njohjen e presidentit të përkohshëm Huan Guaido megjithatë vazhdon të shpresojë se do të arrijë të mbështesë tranzicion demokratik, që duhet të sjellë deri në zgjedhje të parakohshme presidenciale, u pajtuan sot ministrat e punëve të jashtme të Unionit.
“Qëllimi është që të ndihmohet për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja, korrekte dhe të lira dhe epilog të qetë, dhe përjashtojmë çfarëdo mbështetje për eskalim ushtarak”, deklaroi Mogerini.
BE-ja më shumë përqendrohen në dërgesën e ndihmës humanitare në Venezuelë.
Mogerini theksoi se ndjen keqardhje që deputetët evropianë e kishin të ndaluar hyrjen në Venezuelë gjatë fundjavës nga ana e regjimit të Nikolas Maduros.(koha.mk)