Bruksel, 12 mars – Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini kanë propozuar strategji të re për partneritet me Kinën që duhet të rishikohet në Samitin e ardhshëm të Unionit më 21 mars, raporton gazeta KOHA.
Pushteti ekzekutiv evropian dhe shefja e diplomacisë evropiane konsiderojnë se në kontekst të “ndikimit të shtuar politik dhe ekonomik” të Kinës, BE duhet ta rikonstruojë strategjinë e saj ndaj kësaj fuqie botërore dhe në atë drejtim ofrojnë dhjetë masa konkrete që vendet anëtare të Unionit do të duhet t’i miratojnë javën e ardhshme.
“Kina është partner strategjik i BE-së, mbajmë bashkëpunim të fuqishëm bilateral dhe multilateral për lëndë që kemi interes të përbashkët, nga tregtia deri te lidhshmëria, nga marrëveshja bërthamore për Iranin deri te ndryshimet klimatike dhe duam të vazhdojmë të jemi të përkushtuar atje ku politikat tona dallojnë ose garojnë, ai është qëllimi i dhjetë aksioneve që i propozojmë që të forcojmë raportet me Kinën, në frymën e respektit të ndërsjellë”, ka thënë Mogerini.
Eurokomisari për rritje dhe konkurrencë, Jirki Katainen nga ana tjetër tha se qëllimi i propozimeve të prezantuar sot është forcimi i konkurrencës evropiane dhe reciprocitetit të madh mes dy tregjeve.
“Kina njëherësh është partner për bashkëpunim me të cilën BE ngushtë harmonizohet dhe konkurrent ekonomik i cili lufton për liderizëm teknologjik si dhe rivalitet sistemor i cili promovon modele alternative të sundimit”, konstaton KE. (koha.mk)