BE deri tani ka ngrirë më shumë se 200 miliardë euro të Bankës Qendrore ruse

Vendet e BE-së ngrinë mjete të Bankës Qendrore të Federatës Ruse (BQFR) në vlerë prej mbi 200 miliardë euro, është bërë e ditur sot në Bruksel.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE), Kristian Vigand në konferencë për media foli për detyrimet e vendeve anëtare të BE-së që të parashtrojnë raport për mjetet e ngrira të BQFR.

“Afati përfundimtar për njoftimin e tillë ishte 12 maji, ndërsa vendet e BE-së denoncuan më shumë se 200 miliardë euro mjete të ngrira të BFQR”, tha ai.

Advertisements

Në ndërkohë, vendet anëtare të BE-së por hetojnë mënyrat si të shfrytëzojnë disa nga mjetet e ngrira që të kontribuojnë për rikonstruimin e ardhshëm të Ukrainës.