Sasia e substancës së helmueshme, kancerogjene aflatoksinë në qumështin i cili pihet në vendet e Bashkimit Evropian është 0,05 mikrogramë. Në Serbi është pesë herë më i madh – 0.25 mikrogramë për litër. Megjithatë, kjo nuk i brengos ministrat e qeverisë së Serbisë, shkruan në portalin e tij televizioni regjional N1.
“Qumështi i cili është me 0.25 është në gjendje të rregullt, vetëm se rekomandohet të jetë sa më i mirë. Dhe mos keni dert, e di se ju brengoseni për sigurinë e popullatës sonë”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Branislav Nadimoviç. Mu për shkaqe të sigurisë e të shëndetit BE nuk lejon që të importohet qumështi nga Serbia deri sa niveli i aflatoksinës të zvogëlohet”, ka thënë ish-sekretari krahinor për bujqësi, Goran Jesiç.
N1 përkujton se afera me aflatoksinë e ka tronditur Serbinë në vitin 2013, kur janë gjetur sasi të mëdha të misrit dhe qumështi të kontaminuar me këtë helm. Aferës i ka dhënë fund qeveris duke e ngritur nivelin e lejuar të kësaj substance në qumësht.