BE bën thirrje për dalje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Bruksel, 22 prill – Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në mënyrë të qetë dhe transparente, por nevojiten reforma shtesë në legjislacionin zgjedhor thonë liderët evropianë, transmeton gazeta KOHA.

Zëdhënësja e institucioneve të BE-së, Maja Kocijançiç, për MIA-n porositi se, sipas raportit të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, “liritë fundamentale të bashkimit dhe shprehjes ishin respektuar”, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dje dhe se vlerësimi i përgjithshëm për to është pozitiv.

“Mbetet e nevojshme të finalizohen reformat e filluara paraprakisht të legjislacionit zgjedhor”, përkujton Kocijançiç.

Bashkimi Evropian u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në raundin e dytë më 5 maj masivisht të dalin të votojnë.

“I inkurajojmë qytetarët  ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në numër të madh në raundin e dytë  që vota e tyre të bëhet e vlefshme”, konsiderojnë liderët evropianë.

Në mënyrë shtesë, Brukseli i porosit të gjitha palët “tÇi sigurojnë kushtet e nevojshme për proces zgjedhor kredibil dhe transparent dhe stabilitet të përgjithshëm politik”, qëndron në kumtesën e BE-së për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. (koha.mk)