Forum për avancim të klimës investuese ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor po mbahet sot në Beograd në organizim të Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të KE-së. Forumin, siç është paralajmëruar, do ta hapin komisari evropian Johanes Han, minsitrja e Ekonomisë e Shqipërisë, Milva Ikonomi dhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Daniella Arsovska.
Qëllimi i forumit “BE – Ballkani Perëndimor forum investues” është ta theksojë rëndësinë e koordinimit të politikave ekonomike për avancim të përparimit ekonomik dhe shoqëror, në strategjinë e zgjerimit të BE-së. Në panel sesionin e parë Han, Ikonomi dhe Arsovska së bashku do të diskutojnë për reformat strukturore të nevojshme për përmirësim të klimës investuese, integrimin rajonal ekonomik, si dhe afrimin drejt tregut të vetëm të BE-së.
Liderët e Ballkanit Perëndimor kreatorë të politikave ekonomike, investuesit e BE-së, bizneset rajonale dhe lokale në panel sesionet tematike do të bisedojnë edhe për modelet të cilat çojnë drejt pjesëmarrjes së shtuar të sektorit privat në krijimin dhe zbatimin e reformave strukturore. Konferenca mbahet dy javë pas dialogut vjetor ekonomik dhe financiar të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në Bruksel.