Vendimi i Brukselit vjen për shkak të vonesës së dërgesës AstraZeneka. Kjo kompani farmaceutike në vend të 80 milion në bllok do të mund të distribuojë vetëm 31 milion doza.
“BE jep mbështetje për zhvillim të shpejtë dhe prodhimin e disa vaksinave kundër covid 19 në shumë prej 2,7 miliardë euro. Dëshirojmë saktësi rreth transanksioneve dhe transparence të plotë për eksportin e vaksinave nga BE- ja”, u shpreh Stela Kiriadides – komisare e shëndetësisë e BE- së.
Me rregullat e reja rrezikohet qasja e Mbretërisë së Bashkuar deri te dozat e Fajzer dhe Biontek të cilat prodhohen në Belgjikë. Britanie e cila merret edhe me mutacionin e covid 19 e shpejton procesin e imunizimit. Këto ditë janë hapur 30 qendra të reja për vaksinim.
“Me këtë program deri më tani janë imunizuar 6,3 deri më 6,4 milion persona. Qëllimi im është që deri ka mesi I shkurtit ti vaksinojmë të gjitha grupet e prekshme”, theksoi kryeministri i Britanisë, Boris Xhonson.
Instituti francez Paster e ka ndërpre projektin kryesor për vaksinë për shkak të shkallës jo të mjaftueshme të efikasitetit dhe rezultateve të këqija klinike. Entoni Fauçi shefi I ekipit të kryetarit amerikan Xho Bajden për luftë kundër pandemisë deklaroi se tani më shkenctarët përgatisin vaksinë të përparuar për shkak të mutacioneve në Britani të Madhe dhe Afrikë të Jugut të cilat janë më të infektuara.
“Edhe pse vaksinat e tanishme tregojnë kapacitet për ti luftuar ata duhet të përgatitemi ti përmirësojmë e ndoshta edhe ti përforcojmë . Të bëjmë një vaksinë dyvalente e cila do të luftojë kundër lloit themelor dhe mutacioneve”, u shpreh shefi i ekipit të Xho Bajden, Entoni Fauçi.
Vaksina ruse sputnik 5 konkurenti kryesor I kompanive farmaceutike perëndimore së shpejti do të prodhohet edhe në Turqi. bisedimet kanë filluar që nga muaji prill I vitit të kauar. Dërgesat kanë mbërritur edhe në bazat ushtarake në Siri ku imunizohen trupat ruse. Në nivel global nga covid 19 jetën e kanë humbur 2,14 milion njerëz.