Bruksel, 31 tetor – Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në mbledhjen e sotme në Bruksel arritën marrëveshje për ndalesë të prodhimeve të plastikës për përdorim të njëfishtë.
Siç citohet në kumtesën e mbledhjes, vendimi i tillë është sjellur prejse në shtojcë të ndalesës u shpreh edhe Parlamenti Evropian në mbledhjen e tij më 24 tetor.
“Mbeturina e plastikës i ndot lumenjtë tanë, plazhet tona dhe oqeanet. Pikërisht për atë ne do t’i ndalojmë prodhimet e plastikës për të cilat ekziston zëvendësim adekuat dhe do t’i detyrojmë prodhuesit e plastikës të paguajnë për pastrimin e mbeturinave të plastikës”, deklaroi ministrja austriake për Zhvillim të Përmbajtur dhe Turizëm Elizabet Kestinger, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në.
Siç lajmëroi DPA, negociatat për ndalesë mes Europarlamentit dhe vendeve anëtare të BE-së pritet të fillojnë në ditët e ardhshme, ndërsa korrniza përfundimtare juridike duhet të miratohet deri në fund të vitit.
Komisioni Evropian në maj të këtij viti propozoi ndalesë të prodhimeve të plastikës për përdorim të njëfishtë me ato që nuk jan ë të plastikës, si dhe zvogëlim të përdorimit të enëve të plastikës për ruajtje të ushqimit”.
Sipas të dhënave të Eurokomisionit, më shumë se 80 për qind e mbeturinave në oqeane janë të plastikës.
Parlamenti Evropian muajin e kaluar e përkrahu propozimin e Komisionit për ndalesë të prodhimeve të plastikës për përdorim të njëfishtë, duke e plotësuar me vendosjen e qëllimeve obliguese për zvogëlim të shfrytëzimit të gjërave të caktuara nga plastika dhe me zgjerimin e listës së prodhimeve që duhet të ndalohen për përdorim.
Mbeturina e plastikës është ndotësi kryesor i oqeaneve dhe detërave në botë, sepse shumë ngadalë asgjësohen. Shumë shpesh mbetje të plastikës gjenden edhe në trupat e gjallesave detare, siç janë peshqit, breshkat, balenat dhe zogjtë, por edhe në ushqimin detar që e konsumojnë njerëzit.