Bruksel, 22 tetor – Bashkimi Evropian ka formuluar projekt-propozim për reformat që do të zbatohen brenda Organizatës Botërore të Shëndetësisë që thekson se anëtaret e OBSH-së duhet të tregojnë transparencë më të madhe kur bëhet fjalë rreth raportimit për pandeminë.
Dokumenti u hartua më 19 tetor, pas bisedimeve në mes qeverisë gjermane dhe anëtarëve të tjerë të BE-së.
Në dokument, BE-ja i bën thirrje OBSH-së të marrë masa që do të rrisin “transparencën e pajtueshmërisë kombëtare” me protokollet ndërkombëtare të shëndetit dhe i nxit anëtarët e saj të shkëmbejnë shpejtë informacione mbi pandeminë.
Ndër sfidat e shumta me të cilat përballet OBSH-ja, BE thekson mungesën e transparencës dhe mungesën e mjeteve të parashikueshme dhe të qëndrueshme.
BE bën thirrje gjithashtu për sistem raportimi më efikas për vendet anëtare të Sekretariatit të OBSH-sl i cili do të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas agjencive të huaja, kjo bazohet në kritikat ndaj Kinës dhe vendeve të tjera për mosndarjen në kohë të informacionit në lidhje me pandeminë.
Dokumenti thekson gjithashtu mbështetjen e BE-së për OBSH-në dhe rolin qendror të kësaj organizate në përgjigjen ndaj sfidave globale të shëndetit.
OBSH-ja dhe Pekini nuk i janë përgjigjur kërkesës për koment mbi projekt propozimet e hartuara nga anëtarët e BE-ja.
Qeveria gjermane gjithashtu nuk pranoi të komentonte mbi përmbajtjen e dokumentit, duke thënë se ai ishte projekt propozim se sa versioni i tij përfundimtar.
Drafti i propozimit do të diskutohet në video konferencë javën e ardhshme nga ministrat e shëndetësisë të BE-së në mënyrë që të formojë qëndrim të përbashkët përpara Asamblesë së OBSH-së, planifikuar kah mesi i muajit nëntor.