Tetovë, 14 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim më në fund ka zgjedhur dilemat për kandidatët në disa nga komunat ku do të garojë kjo parti. Kryesia Qendrore sot pasdite vendosi që në Tetovë të del kandidatja e deritanishme Teuta Arifi, në Tearcë Isen Asani, ndërsa në Bërvenicë do të përkrahet kandidati i pavarur Enver Pajaziti. Poashtu edhe në Gazi Babë, në Ohër dhe Manastir do të përkrahen listat e përbashkëta të partive shqiptare. “Kryesia vendosi pas konsultimeve që të del me këta kandidat. Në Likovë – Erkan Arifi, në Haraçinës Isuf Bislimi, në Tetovë Teuta Arifi, në Gostivar Nevzat Bejta, në Çair Visar Ganiu, në Bogovinë Berzat Bejtullahu, në Tearcë Isen Asani, në Zhelinë Fatmir Iziairi, në Dibër Ruzhdi Lata,në Strugë Ramiz Merko, në Plasnicë Ismail Jaoski, në Studeniçan Femi Jonuzi, në Shutkë Xhelal Çajani, në Saraji Blerim Bexheti, në komunën e Vrapçishtit Gajur Rushiti, në Kërçovë Fatmir Dehari,në Dollnen Xhemil Qamili.Në Bërvenicë BDI nuk ka nominuar kandidat ku është vendosur që të përkrahet Evner Pajaziti”, deklaroi Arbër Ademi, zëdhënës i Shtabit zgjedhor të BDI-së. BDI nuk ka dal me kandidat as në Komunën e Jegunocit. (koha.mk)