Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nesër do të zgjedh kryesinë e re të Forumit rinor të kësaj partie.
Ngjarja do të mbahet në ora 14:00, në Tetovë (Salla sportive e shkollës së mesme të mjekësisë), ndërsa të pranishmëve do t’ju drejtohet edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.
“Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryesia e re e Forumit rinor, zëdhënësi, sekretarët, nënkryetarët dhe kryetari i ri rinisë së Bashkimit Demokratik për Integrim BDI)”, qëndron në komunikatën e partisë.(koha.mk)