Tetovë, 29 janar – Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur: JO koalicionit me VMRO-në. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani ka informuar gjysmë ore para mesnatës se megjithëse debati brenda BDI-së ka zgjatur me ditë të tëra, akoma nuk janë shterur argumentet për të sjellë një vendim të prerë për koalicion me VMRO-në. “Pas diskutimeve të shumta e të gjata, BDI unanimisht informon se nuk solli vendim për koalicionim. Opsionet e publikuara nga BDI mbeten të hapura për t’u diskutuar ditëve në vijim”, tha Osmani, duke informuar se akoma në parti nuk është vendosur për pesë opsionet që tashmë partia e Ahmetit i ka bërë të njohura për opinionin.