Veprimet dhe deklarimet kontraverse të Arben Taravarit, tashmë janë bërë mjet veprimi dhe komunikimi me opinionin publik.
Jo më larg se sot, Taravari pranoi që “ka pasur gabime dhe shkelje ligjore” duke e pranuar edhe publikisht, dhe pikërisht sot ka bërë gabimin e radhës dhe ka shkelur ligjin duke shkarkuar drejtorin e Shkollës së Mesme Komunale Medicinale.
Sot, Taravari në prononcimin për media, tha që duhet të gjejë formulë që me të vërtet shkollat ti udhëheqin njerëz të cilët meritojnë.
Por, Taravari këtë e deklaroi edhe në fillim të mandatit se do të përzgjidhte drejtorë nga radhët e arsimtarëve, por, përkundrazi, zgjodhi aktivistët e tij partiak duke shkarkuar drejtorët me mandat.
Z. Taravari, ka një formulë që duhet të ndiqet dhe respektohet. Është ligji për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të institucioneve arsimore, i cili, patjetër se duhet të respektohet. Dhe, pikërisht këtu qëndron problemi, sepse ti ke agjendë politike dhe tenton që jashtë ligjit të emërosht drejtorë të shkollave aktivistët e partisë tënde. Kështu, z. Taravari nuk bëhet depolitizim i arsimit, përkundrazi, po politizohet arsimi me qëllimin e vetëm kapriqot e tua politike.
Taravari, shkollat skanë nevojë që ti të zbulosh formula, por kanë nevojë që ti të respektoshë ligjin.
Bashkimi Demokratik për Integrim – dega e Gostivarit