Kryesia e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim shpall të hapura zgjedhjet e Kryesisë së Forumeve Rinore nëpër të gjitha Degët
Dje, në datë 30.05.2019 u mbajt mbledhja e radhës e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në këtë mbledhje u bë prezantimi I departamenteve nga ana e udhëheqësve të tyre, si dhe i sektorëve që janë pjesë e përbërëse e departamenteve. U diskutua për përfaqësimin e anëtarëve të kryesisë nëpër departamente, përfaqësimin e anëtarëve të jashtëm të cilët duan të kyçen në departamentet dhe sektorët përkatëse.
U diskutua dhe u shpalosën idetë e të gjithë anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje në lidhje me mënyrën e funksionimit të forumit si dhe aktivitetet që do të bëhen në vazhdim.
U formua komisioni zgjedhor qendror I Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim nga këto anëtarë:
-Avni Rustemi – Kryetar komisioni
-Drilon Lleshi – Anëtar
-Jetmir Asani – Anëtar
-Arta Axhiu – Anëtare
-Fjolla Aliu – Anëtare
-Florent Bislimi – Anëtar
-Trashigim Asani – Anëtar
Njëherit Kryesia e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim i shpall të hapura zgjedhjet e Kryesisë së Forumeve Rinore nëpër të gjitha Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.(koha.mk)