Shkup, 23 prill – Në lidhje me ngjarjet e fundit në Bashkësinë fetare Islame gjatë ditës së sotme ka reaguar BDI. Përmes një reagimi, kjo parti ka dënuar tentimin e disa strukturave që të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë fetare Islame, transmeton koha.mk.
“Bashkimi Denokratik për Integrim shpreh pakënaqesinë e plotë për mënyrën se si disa struktura tentuan sot të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë fetare Islame. Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sekular dhe pavarësia e bashkësive fetare është kategori kushtetuese të cilën institucionet e shtetit duhet ta garantojnë. Si parti politike japim mbeshtetje të plotë autonomisë së bashkësisë fetare islame dhe vlersojmë se kompetent të vetëm për zgjidhjen e çështjeve të mbrendshme janë organet e Bashkesisë fetare Islame dhe askush tjetër”, thuhet në reagim të BDI, të cilin Bujar Osmani e ka postuar në profilin e tij në Fejsbuk.
Më tutje kjo parti ka apeluar deri tek të gjitha insitutcionet që të veprojnë konform parimeve kushtetuese.
“Apelojmë te të gjithë, institucione qeveritare dhe gjyqësore të veprojnë konform parimeve kushtetuese që garantojnë autonominë dhe pavaresinë e bashkësive fetare dhe ti respektojnë vendimet e organeve të Bashkësisë fetare Islame”, thuhet në fund të reagimit të kësaj partie. (koha.mk)