BDI reagon lidhur me incidentin në Reçicë

420

Lidhur me incidentit e sotshëm në Reçicë të Vogël ka reaguar BDI-ja duke përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë çdo lidhshmëri me incidentin në fjalë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Comments are closed.