“Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006). 5. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare”, tha Osmani
Shkup, 26 korrik – Zv.kryeministri Bujar Osmani në një intervistë për tv 21 ka shpalsur planete BDI-së në prag të negociatave për formimin e Qeverisë.
“Është shumë me rëndësi të dakordohemi për këtë platformë shqiptare në garën politike që duhet të jetë e përhershme për politiken shqiptare këtu:
- Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista.
- Partia që e merr një votë më shumë flet në emer të shqiptarëve me komunitetet tjera.
- Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetjte partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor.
- Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006).
- Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare”, tha Osmani për TV21.
Në anën tjetër, koalcioni “Tash është koha” nuk përjashton mundësinë që të ulet në tavolinë edhe me BDI-në për të biseduar. Shefik Duraku nga ky koalicion për TV21 thotë se kanë kontakte me të gjitha partitë politike.
Sa i takon pyetjes suaj se a do të ulemi me BDI-në në tavolinë për të biseduar, ne jemi një parti politike, serioze, një koalicion që ka marrë një numër shumë të madh të votave, kemi 12 mandate dhe nuk guxojmë të sillemi pa përgjegjësi në këtë rast. Kjo domethënë që ne nuk përjashtojmë askënd, kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qenë dhe vazhdojnë, normale, nuk ka asgjë të re apo ekskluzive që mund të ju themi – tha Shefik Duraku nga koalicioni “Tash është koha”.