Shkup, 18 korrik – Pas 18 viteve rrugëtimi të vështirë në skenën poetike të brendshme dhe të jashtme më në fund BDI-ja realizoi misi e saj dhe ëndrrën e shumë qytetarëve të Maqedonisë , anëtarësim në aleancën veri atlantike “NATO”. Kështu deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas festës të cilën e organizoi të mërkurën me rastin e marrjes së ftesës e për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ahmeti në video mesazhin e përgatitur për rastin në fjalë edhe njëherë e përsëriti u qëndrimin e tij se Maqedonia nuk kishte alternativë tjetër përveç anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në dhe se kjo në të ardhmen Maqedonisë do t’i siguron paqe, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.