Shkup, 17 shkurt – Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është i vetmi grup i cili akoma nuk ka një që qëndrim konkret mbi propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), për Konceptin e ri të arsimit fillor.
Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka thënë për gazetën KOHA se nuk është e informuar mirë për Konceptin dhe njëkohësisht nuk është as anëtare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë dhe për këtë arsyeje, thotë ajo, nuk mund të deklarohet për qëndrimet e partisë mbi këtë koncept.
Në pyetjet e gazetës KOHA nuk është përgjigjur as zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar, Arbër Ademi, njëherësh ish-ministër i Arsimit. Në ndërkohë, partitë opozitare kanë kundërshtuar Konceptin e ri për arsim fillor, pasi në të njëjtin, gjuhë shqipe renditet si “gjuhë e huaj” dhe është lëndë zgjedhore dhe jo e obligueshme për nxënësit joshqiptarë. (koha.mk/Z.M)