BDI në Strugë dhe Ohër, Lëvizja BESA në Zhelinë ndërsa LSDM me tubim qendror në Shkup

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me tubime dhe takime me qytetarë e vazhdojnë fushatën zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë takime me qytetarët në Ohër dhe në Strugë. Lëvizja BESA ka organizuar takim me qytetarët e Zhelinës, ndërsa kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu do të ketë takim me qytetarët në Saraj. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM do të mbajë tubim qendror në Shkup. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë takime me qytetarët në Vasilevë, Novo Sellë, Bosilevë dhe Konçe dhe tubime në Radovish dhe Strumicë. Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.