Bashkimi Demokratik për Integrim sot me fillim në ora 16, në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, do të organizoj Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017. Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti do të promovojë ekipin fitues për zgjedhjet lokale, ndërsa para Jush do të paraqiten kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunal. Kandidatë me kredibilitet personal e familjar, të përgjegjshëm dhe me vizione të qarta për të mirën e komunave shqiptare. Kandidatë të dëshmuar me punën e tyre, të afërt me qytetarët dhe njohës të mirë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët. “Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale 2017 garon me vlera, vlera këto të arritura ndër vite dhe njëkohësisht është i angazhuar maksimalisht për respektimin e standardeve ndërkombëtare, duke kontribuar për një proces demokratik, të lirë dhe të ndershëm”, theksojnë nga Shtabi qendror zgjedhor i BDI-së.