Shkup, 4 tetor – BDI preferon që çështja e ndryshimeve kushtetuese të zgjidhet në Parlament. Ka ende vend për t’u ulur dhe për të rregulluar zgjidhjen. Kështu tha deputeti Artan Grubi në Top Tema në TV “Telma” për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje me opozitën për ndryshimin e Kushtetutës, transmeton gazeta KOHA.
“Për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, ne preferojmë që çështja të zgjidhet në Kuvend. Ne mendojmë se deputetët kanë mandat për ta bërë këtë në Parlament. Ne mendojmë se ende ka vend për të arritur 80 vota për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe në ditët në vijim do të punojmë me kolegët tanë opozitarë për ta arritur këtë”, tha Grubi.
Do të diskutohet për të siguruar 80 vota, tha Grubi, “nëse ka nevojë në mënyrë kolektive apo edhe individuale, por deputetët duhet të marrin përgjegjësinë mbi vete, madje edhe me koston e karrierës së tyre politike”.
“Në BDI ende nuk është menduar për zgjedhje me lista të përbashkëta të koalicionit qeverisës. Tani po mendojmë për deputetë të guximshëm të VMRO-DPMNE-së, të cilët do të bashkoheshin me shumicën në zgjidhjen e kësaj çështje. Vlerësoj se ka vend për t’u ulur dhe për të bërë marrëveshje”, tha deputeti Grubi. (koha.mk)