“Kemi vendosur që nënshkrimet t’ia japim Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, por kjo nuk do të thotë që ne japim edhe aminin për formimin e Qeverisë. Nënshkrimet i japim me qëllim që të respektohen disa afate, si që janë shpallja e zgjedhjeve lokale sepse prolongimi i tyre nuk shkon në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Në lojë janë të gjitha opsionet, domethënë shtjellohet opsioni i mbetjes në opozitë ose i përkrahjes së qeverisë së pakicës sepse interesi jonë nuk është pjesëmarrja në Qeveri me çdo kusht por realizimi i programit tonë politik. Ka mendime të ndara edhe për mbetje në opozitë edhe për Qeveri, takimet tona do të vazhdojnë” tha Osmani.