Gostivar, 20 mars – Këshilli i Komunës së Gostivarit sot e miratoi propozim buxhetin për vitin 2018.
Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Gostivar sqaron opinionin publik që propozimet për plotësim dhe ndryshim të buxhetit nga ana e këshillit komunal përfshijnë mjete financiare që mund të dedikohet për investime në të mirë të interesit publik, duke shmangur shkeljet ligjore dhe shpenzimet joproduktive.
“Konkretisht, zvogëlimi i zërit 461 (Subvencione për ndërmarrjet publike) nga 3.500.000,00 në 1.500.000,00 denarë, parasheh reduktim të mjeteve që kanë të bëjnë me subvencionimin e ndërmarrjeve, për arsye se ndërmarrjet komunale financohen në bazë të programeve vjetore për vitin fiskal dhe në bazë të faturave që i adresohen komunës e cila ka të drejtë ligjore të bëjë mbulimin e shpenzimeve konkrete”, theksohet në kumtesë.
Nuk është e vërtetë, sipas tyre që me zvogëlimin e këtij zëri buxhetor pengohet apo cënohet e drejta e punonjësve në ndërmarrjet publike sa i përket pagesës së kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional. Në buxhetin komunal për vitin 2018 ka pozicione adekuate me të cilat mund të kryhen këto obligime, për skaj faktit që ndërmarrjet publike kanë buxhetin e tyre.
Po ashtu, zvogëlimi i mjeteve tek zëri buxhetor 420 (Shpenzime të rrugës dhe ditore (mëditje), programi D0) Kryetari i komunës nga 1.050.000,00 në 600.000,00 denarë, parashikon reduktim të mjeteve për udhëtimet e Kryetarit të Komunës, nga fakti që mjetet e parapara ishin jashtëzakinisht të larta, dhe ridedikimi i mjeteve shkon në llogari të interesit të gjerë publik. Sqarojmë opinionin publik që buxhet prej 600.000,00 denarë për këtë dedikim ka patur edhe kKryetari paraprak i komunës së Gostivarit.
Zvogëlim i zërit buhetor 427 (Punësime të përkohshme të programës E0 – Administrata e komunës nga 12.000.000,00 në 3.000.000,00 denarë, parashikon reduktimin e mjeteve financiare dhe bazohet tek Ligji për të punësuarit në sektorin publik ku saktësohet që punësime mund të bëhen jo më shumë se 5 % nga numri i përgjithshëm i administratës. Këto nuk ka vend për obstruksione por vetëm për zbatim të ligjit.
Zvogëlimi i zërit 427 (Punësimet e përkohshme programa V1- Çerdhet për 1.000.000,00 denarë bëhet për shkak se tek pjesa e dotacioneve në bazë të ligjit Kryetari i Komunës nuk ka të drejtë të parashikon punësime të përkohshme. Në këtë rast, mjetet financiare janë të dedikuara dhe parashikohen tek punësimet e rregullta nëpër Çerdhe nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Zvogëlimi i zërit 425 (Shërbimet kontraktuese programa V1 – Çerdhet), nga 2.700.000,00 në 500.000,00 denarë, bëhet për shkak se punësimet në këti institucion pubik bëhen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe, për punësime të nevojshme në çerdhet publike Kryetari i komunës kërkesat mund t’i adresojë tek ministria përkatëse duke respektuar procedurat ligjore.
“Sigurojmë qytetarët e Gostivarit që me ndryshimet e miratura në buxhetin komunal, nuk bëhet zvogëlim i buxhetit, nuk pengohet puna e Kryetarit të komunës, çerdheve dhe ndërmarrjeve publike, por bëhet ridedikim i mjeteve nga pozicionet të cilat nuk janë të dobishme në investime kapitale në të mirë të qytetarëve të Gostivarit”, shtohet më tej në kumtesë.
Si i tillë buxheti i miratuar përjashton anomalitë ligjore dhe po ashtu, stërngarkimin e administratës komunale dhe njësitin e zjarrfikësve me ushtarë partiakë dhe pa përvojë pune, në kohën kur administratorë me mbi 10 vite përvojë pune janë përjashtuar nga objekti i komunës dhe nga obligimet dhe detyrat që burojnë nga ligji për nëpunësit adimistrativ.
Mbi të gjitha, buxheti u miratua për të mirën e qytetarëve të Gostivarit dhe urojmë që Kryetari i komunës, më në fund, do të fillojë të punojë, njofton më tej dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Gostivar